E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Balla: Pse hesht Berisha për skandalin Prifti

Tiranë, 27 korrik, NOA Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka kërkuar sot nga kryeministri Sali Berisha arsyen e mospërballjes me mediat për çështjen e shumëpërfolur të pasurimit të shfrenuar në vetëm një vit të ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, por edhe të ministrave të tjerë të denoncuar.

Për të ditë të tëra Sali Berisha u fsheh nga përballja me shqiptarët, të cilëve është i detyruar tu japë një përgjigje për pasurimin e shfrenuar të familjarëve dhe të ministrave të tij, theksoi deputeti socialist.

Ai iu referua varfërisë së shqiptarëve në këtë kohë krize, dhe papërgjegjshmërisë së kryeministrit, që edhe një ditë më parë ndërsa diskutohej në parlament për buxhetin refuzoi të japë përgjigje për milionat e Dritan Priftit.

Nga selia rozë, deputeti Balla i drejtoi pesë pyetje kryeministrit Berisha me shpresën e një përgjigjeje, që më së shumti u intereson të gjitha shqiptarëve.

Ai i kërkoi kryeministrit të shpjegonte mënyrën se si iu shtua pasuria ministrit Prifti me 1.8 milionë euro në një vit; nëse ministri e ka paguar apo jo tatimin prej të paktën 180 mijë euro për fitimin e deklaruar prej 1.8 milionë eurosh.

Madje Balla aludoi për kredinë e shlyer të ministrit prej 1.7 milion eurosh, kur fabrika e tullave pa prodhuar, i siguroi atij 1.8 milionë euro fitim, duke iu referuar deklaratës së ministrit Prifti.

Sali Berisha a mund t'u tregosh shqiptarëve se si i pagoi këstet e kredisë apo kush i pagoi këto këste kredie në emër të Ministrit tënd të Ekonomisë? Sali Berisha të kërkojmë sot ti japësh përgjigje shqiptarëve, a je ti ortak në fitimet e Dritan Priftit, dhe çfarë nënkupton heshtja jote e tejzgjatur mbi këtë skandal...

Ishin këto pyetjet e derjetuara nga deputeti Taulant Balla në emër të selisë rozë, i cili në fund të deklaratës i kërkoi kryeministrit Berisha ti japë llogari shqiptarëve për vlerën në para të pazarit që bëri me kreun e LSI-së, Ilir Meta, një vit më parë, pazar nga i cili PS, aludon se ministri që ka përfituar është pikërisht edhe Dritan Prifti, me plot 1.8 milionë Euro.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27634-ps-balla-pse-hesht-berisha-per-skandalin-prifti","title":"PS, Balla: Pse hesht Berisha për skandalin Prifti","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›