Pensionet e minatorëve, miratohen ndryshimet në ligj

Sipas Ministrisë së Punës, menjëherë pas urdhrit të Kryeministrit është mbledhur një grup specialistësh, të cilët, pasi janë konsultuar me ekspertë dhe “palët e interesit”, kanë dalë në përfundimet paraprake të hedhura të zezë mbi të bardhë në formën e një projektvendimi.
Dje u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Punës (KKP) e drejtuar nga ministri i Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera.
Me kërkesë të përfaqësuesve të sindikatave, tema e parë që u diskutua në mbledhjen e djeshme ishte projektligji “Për trajtimin e veçantë të punonjësve të profesioneve të vështira dhe të rrezikshme”.
Dje në takim është folur për vitet dhe vjetërsinë që duhet të përmbushin punonjësit e nëntokës, apo ata që kanë punuar në sektorë e profesione të klasifikuara si të vështira dhe me rrezik.