E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has, policia bllokon makinën e kandidatit të PSD për deputet

Shoqërohet në polici dhe i bllokohet makina pa asnjë shkak, kandidatit për deputet i Partisë Social Demokrate Apostol Goxhi në Has. Në momentin e shoqërimit Goxhi ishte duke zhvilluar takime elektorale. Sipas PSD ky është një sulm i pastër politik. 

HAS- Shoqërohet në polici pa asnjë shkak kandidati për deputet i Partisë Social Demokrate Apostol Goxhi në qytetin e Hasit. Dhe pse vetëm një javë na ndan nga dita e zgjedhjeve shënohet incidenti i radhës i kësaj fushate që s’ka qenë aspak e qetë në dukje. Kandidati për deputet i Partisë Social Demokrate Apostol Goxhi, në momentin e shoqërimit ishte duke zhvilluar takime elektorale me simpatizantë të tij në kuadër të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Shoqërimi i tij nga ana e policisë ka qenë pa një shkak. Sipas Partisë Social Demokrate ky është një presion i pastër politik në prag zgjedhjesh.
Kandidati i PSD-së Goxhi bën të ditur se policia i ka kontrolluar dy herë makinën dhe po ja mban atë të bllokuar pa një shkak. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›