E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasan Abazit i paracaktohet burgim 30 ditësh në Vranjë

Hasan Abazi (47 vjeçar) nga Prishtina të cilin policia e Serbisë e arrestoi në Konçull te Bujanoci, është i burgosur në Vranjë dhe i është caktuar burgim 30 ditësh, njofton INA.

"Paraburgimi i Abazit është bërë në bazë të vendimit të vitit 2005, ka avokati i tij Mladen Vasiq dhe ka shtuar se Abazi është i dyshuar për vepër të rëndë penale spiunim për të cilën parashihet dënim deri në 10 vjet burgim”, raporton INA.

Abazi tre ditë më parë u arrestua tek pika kufitare Dheu i Bardhë. Ai është i njohur si aktivist politik në vitet e 90-ta në Kosovë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›