E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik kishte planifikuar vrasjen e Obamës?

Gjatë qëndrimit në Oslo të Norvegjisë, presidenti i SHBA-së mund të mbetej i vrarë, nëse sigurimi amerikan nuk do të ishte kujdesur si duhej për sigurinë e tij. Anders Breivik, norvegjezi që në vitin e kaluar vrau 77 persona, kishte plane ta vras edhe Barack Obaman, ka shkruar revista “Dagbladet”.

Sipas kësaj reviste, Anders Breivik ka dashur ta vras Obaman në vitin 2009, kur ky i fundit ishte në Oslo për të marr çmimin Nobel Për paqe.

“Në fillim, Breivik kishte planifikuar që të bëjë atentat me veturë të mbushur me bomba, më pas ka ndërruar planin, duke planifikuar që të futej i armatosur në ndërtesë, por asnjërën nga këto nuk ka arritur t’i bëjë, për shkak të nivelit të lartë të sigurisë”, shkruan revista.

Gjykimi për vrasjen e 77 personave dhe terrorit të ushtruar nga Breivik në Oslo, do të filloi me 16 prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›