E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasan Lika: “Demat” vetem per fitore

Partizani-Kastrioti 14:00
Stadiumi “Qemal Stafa”
Partizani-Kastrioti do te jete ndeshja celese e javes se 15-te. Te kuqte e kryeqytetit do te presin sot ne “Qemal Stafa” Kastriotin dhe do te kerkojne me cdo kusht fitoren, cka do t’i kalonte perkohesisht ne vend te pare dhe do te ndiqnin me shume interes zhvillimet e neserme. Per trajnerin e Partizanit, Hasan Lika, kjo ndeshje paraqet shume interes, ndaj eshte vleresuar maksimalisht. “Jemi te pergatitur dhe e presim me seriozitet kete takim, sepse tani nuk ka me kundershtare te lehte. Ne ndeshjen e pare ne Lac, Kastrioti na vuri ne veshtiresi, ndaj duhet te tregojme me vendosmeri. Objektivi yne eshte fitorja dhe do te kerkojme te mos rreshqasim ne kete takim”, ka deklaruar per mediat njeshi i stolit te kuq.
Mungesa e vetme e Partizanit ne kete takim do te jete Bledar Devolli. Gjirokastriti eshte i pezulluar, pasi ka mbushur numrin e kartoneve te verdhe dhe i bashkengjitet Pinarit e Abilaliajt, te pamundur prej disa javesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›