E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia ne valute 70%, BSH lajmeron rrezikun

Bankat e nivelit te dyte vazhdojne te japin me shume se 70 per qind te kredise ne valute te huaj. Banka e Shqiperise, ne nje vrojtim te fundit mbi kreditimin, njofton se, per te menjanuar rrezikun per kthimin e kredive bankat e nivelit te dyte duhet te japin huan ne valuten qe klienti ka te ardhurat. Nese nje i interesuar per te blere shtepi me kredi e merr rrogen me leke edhe kredine duhet ta marre po ne kete monedhe. Shqetesimi i bankes per monedhen ne te cilen kreditohet, vjen pas disa zhvillimeve ne ekonomine boterore sidomos ne ate amerikane. Ekspertet vleresojne se kthimi i kredise eshte me i garantuar kur merret ne monedhen qe ke te ardhurat. Pjesa e kredise ne valute ne portofolin e pergjithshem te kredise ne tremujorin e trete, ka mbetur pothuajse e pandryshuar ne krahasim me gjysmen e pare te vitit, duke deshmuar per vazhdimesine e kerkeses se larte te bizneseve per fonde ne monedhe te huaj. Nderkohe, financimi me i larte i individeve si per konsum, ashtu dhe per pasuri te paluajtshme, ka zgjeruar portofolin e kredise per ta. Gjate tremujorit te trete, kredia per ekonomine eshte rritur me 20 miliarde leke. Stoku i kredise ne fund te tremujorit ishte 255 miliarde leke, ose sa 27 per qind e PBB-se. Ne tremujorin e trete, kredia ka vijuar te zgjerohet me norma te larta rritjeje prej mesatarisht 54 per qind, ose 89 miliarde leke, ne terma vjetore, thekson Banka Qendrore. Pjesa me e madhe e rritjes se kredise ka ardhur si rezultat i rritjes se kerkeses se bizneseve per fonde. Niveli i kredise se re te akorduar ne muaj, mesatarisht prej 21 miliarde lekesh, ka vijuar te qendroje ne nivelet maksimale mujore. Struktura e kredise sipas valutes nuk ka shenuar ndryshime te ndjeshme gjate tremujorit te trete. Nderkohe qe ritmet e rritjes se kredise ne valute jane me te larta se ato te gjashtemujorit te pare te vitit, duke u barazuar me zgjerimin vjetor te kredise ne leke. Tregtia, ndertimi dhe industria perpunuese vazhdojne te jene sektoret me te kredituar ne ekonomi, duke thithur se bashku rreth 73 per qind te totalit te kredise per biznese. Banka e Shqiperise do te vendose se afermi ne kuadrin rregullativ mbikeqyres disa kerkesa te reja, te cilat do synojne ne menyre me te drejtperdrejte zbutjen e rreziqeve qe mban kredidhenia ne valute, vecanerisht ne ato raste kur kredia jepet per huamarres qe nuk gjenerojne te ardhura ne valute. Per te menjanuar rreziqet ne sistemin financiar, Banka e Shqiperise ka vendosur te forcoje rolin e saj ne kete drejtim, duke krijuar nje njesi te specializuar, e cila do te fokusohet ne trajtimin e ceshtjeve te stabilitetit financiar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›