Hasan Lika: Partizani, forcim "tredimensional"
-Z. Lika, ku do ta zhvilloje Partizani fazen pergatitore dimerore?
"Natyrisht, nuk behet fjale per nje faze pergatitore te plote sepse nuk ka kohe, por kjo eshte nje minifaze, qe do ta fillojme ndoshta ne datat 13-14 (janar). Jane disa mundesi, por me konkrete eshte ajo e Ulqinit ne Mal te Zi, ku kemi qene edhe vjet".
-U fol per Greqine, ndoshta edhe Maqedonine ...
"Jo, jo. Varianti i Greqise eshte rrezuar sepse vete presidenti (Xhani) shkoi atje dhe pa kushtet, per te cilat nuk ra dakord. Ne Maqedoni eshte teper ftohte, ndersa ne Ulqin eshte me bute. Megjithate nuk eshte vendosur ende asgje, do te grumbullohen ekipet kombetare te cilet mund te na marrin ndonje lojtar, ndaj presim para se te vendosim".
-A mos do te shkoni ne Antalia, apo mund te mbeteni ne Shqiperi?
"Jo. Antalia eshte e perjashtuar, por edhe ne Shqiperi, e them me siguri, se nuk do te qendrojme".
-Dicka lidhur me perforcimet. Mediat shkruajne se kerkoni Daniel Xhafajn e Tiranes?
"(ngutet te nderprese) Une nuk kam folur kurre per kete lojtar. Nuk eshte problemi se nuk e pelqej, sepse nje sulmues si Xhafaj eshte i mirepritur tek Partizani, por ai eshte nen kontrate tek Tirana, ashtu si edhe ndonje lojtar tjeter dhe une nuk e kam zakon te flas per emra qe jane ne status te tille. Te tjereve nuk do t'u vinte mire nga kjo, ashtu si edhe mua nuk do te me vinte mire nese te tjeret do te flisnin per emra qe jane nen kontrate me Partizanin. Mendoj se duhet me shume seriozitet ne kete drejtim. Natyrisht, ne kemi mendimet tona per ndonje perforcim te mundshem, ndonese edhe keshtu jemi te forte".
-Keni nevoje me shume te forcoheni ne sulm, apo ne ndonje repart tjeter?
"Partizani ka nevoje te perforcohet ne cdo repart, me perjashtim te portes, te cilen e kemi te sigurt, sic jam shprehur edhe ne ndonje rast tjeter".
Intervistoi: B.Kuka