Prezantohet Meklareni i ri MP4-23
Sokol Xhihani
Vetem 24 ore pas prezantimit te Ferrarit, ka qene radha e Meklarenit per te zbuluar makinen e re qe do te garoje kete vit ne Formula 1. Buzeqeshja e Ljuis Hamiltonit ne diten e 23-vjetorit te tij dhe pamja e mrekullueshme e Meklarenit te ri kane qene dy nga imazhet kryesore ne muzeun e Mercedes-Benzit ne Shtutgart. Makina e re eshte perfunduar vetem diten e diel ne Uoking te Anglise, per t'u transportuar me pas ne muzeun e Mercedes-Benzit ne Shtutgart, aty ku eshte bere dhe prezantimi. Perpara rreth 400 gazetareve, bosi i Meklarenit, Ron Denis, ka prezantuar skuadren, duke shpjeguar edhe ndryshimet e reja ne makine. "Cdo pjesetar i skuderise se Mercedesit ka punuar shume qe nga fundi i sezonit te kaluar e deri me sot per ta prezantuar ne kohe rekord Meklarenin e ri MP4-23, - tha Ron Denis. - Kemi kohen e duhur per ta testuar makinen, perpara se te shkojme ne Australi. Objektivi yne i vetem eshte qe t'i fitojme te dy titujt". Ndersa zevendespresidenti i Mercedes-Benz Motorsport, Norbert Haug, eshte shprehur se do te ishte shume i kenaqur nese te dy titujt do te fitoheshin me vetem nje pike diference.
Meklareni i ri do te jete sot ne Herez te Spanjes, per t'u testuar ne piste. Dizajni origjinal i perket nentorit te 2006-es, ndersa punimet ne galeri kane filluar qe ne maj te 2007-es. MP24-23 eshte nje evoluim i MP24-22. Ne fakt, mes ketyre dy modeleve nuk jane vene re ndryshime te medha, edhe pse Ron Denis ka bere te ditur se "qe nga sot e deri ne garen e pare te boterorit, do te kete shume modifikime ne aspektin aerodinamik, peshen dhe zgjidhjet teknike".
Stili i ri MP24-23 duket me shume nje stil gjerman. Nje ngjyre e argjendte, tamam si Mercedes-et e vjeter. Ngjyra e argjendte eshte dominuese, ku nderthuret edhe me te kuqen, ngjyre e cila u perket sponsoreve. Kambio do te jete teresisht e re, me fiber karboni. Me pak fjale, tashme Meklareni do t'ia lere fjalen vetem pistes, pasi ne cdo aspekt tjeter eshte e kompletuar.