Blater: Anglia s'duhet te zgjidhte trajner te huaj
Rreth nje muaj pas emerimit te Fabio Kapelos ne krye te kombetares angleze, kreu i FIFA-s, Sep Blater, eshte shprehur me nota aspak pozitive qe kombetarja e "tre luaneve" zgjodhi perseri nje trajner te huaj pas suedezit Sven Goran Erikson. "Zgjedhja e nje trajneri te huaj ne nje kombetare, aq me teper si ajo e Anglise, eshte nje shkelje e principit te futbollit boteror, - tha Blater. - Perfaqesueset e medha, si Italia, Argjentina, Gjermania dhe Brazili nuk jane perfaqesuar asnjehere nga trajner te huaj dhe mendoj se edhe Anglia nuk duhet ta bente kete".