E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasan Lika merr drejtimin e Vllaznisë

Shkodër - Hasan Lika do të jetë trajneri i skuadrës së Vllaznisë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Tekniku i njohur shqiptar ka arritur një marrëveshje me presidentin e klubit shkodran Valter Fushaj, duke zëvendësuar kështu malazezin Dervish Haxhiosmanoviç.

Hasan Lika në deklaratën e tij të parë për shtyp si trajner i Vllaznisë është shprehur se synimi i tij do të jetë fitimi i kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Nënkampionët e vendit pritet ta ruajnë bërthamën e futbollistëve me të cilët mbaruan sezonin 2008/09. Drejtuesit e klubit janë pranë rinovimit me kapitenin Vioresin Sinani, dhe mesfushorin Amarildo Berisha. Për ndeshjet e Ligës së Evropës pritet të huazohen disa nga futbollistët e skuadrave të tjera në Super Ligë.

Skuadrat që aktualisht nuk kanë trajnerë janë: Tirana, Teuta dhe Shkumbini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›