E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, Maikon telashi i radhës

Milano - Sikur të mos mjaftonte stuhia Ibrahimoviç, Inter tani ka të bëjë edhe me një tjetër çështje të vogël: Maikon. Para disa ditësh, mbrojtësi brazilian pati deklaruar se 'do qëndroj 100% te Interi', por agjenti i tij Antonio Kaliendo, 'i frymëzuar' nga sirenat e Çelsit dhe nga rroga e Ibrahimoviçit, i hedh benzinë zjarrit. 'Jam tepër i nervozuar se si Maikon trajtohet si rrota e fundit.'

Kam javë që dua të komunikoj me drejtuesit e klubit, por nuk më marrin në konsideratë."
Bëhet fjalë për një kërkesë për rritje rroge - momentalisht të mohuar nga Interi - deri në 3.5 milionë në vit. Faktikisht janë shumë, por krahas 12 milionëve të Ibras....

Kaliendo vazhdon: “Përse nuk i japin as gjysmën e Ibrës? Me gjithë ato asist që jep, trajtohet sikur të ishte rrota e fundit e qerres, ndërkohë që meriton një trajtim komplet tjetër: aktualisht është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë.”

Kaliendo pastaj tregon për interesimin e Realit të Madridit dhe të Çelsit, të dy klube të gatshme për të paguar shifra të konsiderueshme për mbrojtësin e djathtë brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›