E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hasani: Dënojmë diskriminimin me bazë gjinore në Afganistan

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Shqipëria ka mbështetur fuqimisht axhendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, duke dënuar diskriminimin me bazë gjinore në Afganistan, së bashku me 25 kombe të tjera, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara “Samiti i së Ardhmes”.

Gjatë takimit me Grupin Feminist për Politikë të Jashtme, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani shprehu angazhimin e Shqipërisë për integrimin e parimeve feministe në politikën e jashtme.

Hasani theksoi se “barazia gjinore nuk është vetëm një qëllim, por është thelbësore për paqen globale, sigurinë dhe të drejtat e njeriut”.

1 nga 3

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›