Hasani-Milatoviç: Angazhim i përbashkët për të nxitur paqen dhe stabilitetin e rajonit

Në kuadër të vizitës zyrtare në Malin e Zi, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u prit të enjten në një takim nga Presidenti Jakov Milatovic.
Hasani bëri të ditur se në takim u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve, duke theksuar intensifikimin e dialogut politik dhe angazhimin e përbashkët për të nxitur paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit drejt rrugës sonë të përbashkët të integrimit në BE.
Po ashtu, në kuadër të vizitës zyrtare në Malin e Zi, Hasani u takua edhe me zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj.
Ministri informoi se biseda u fokusua në marrëdhëniet projekte të prekshme për infrastrukturën, energjinë, zonat kufitare, arsimin, kulturën dhe shkencën mes dy vendeve tona.
/ rtsh.al /