E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasani në Luksemburg: Shqipëria vazhdon përpara rrugën drejt anëtarësimit në BE

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet sot në Luksemburg ku merr pjesë në takimin e organizuar me nismën e Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Në këtë organizim, pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi çështje kyçe si siguria, mbrojtja, kërcënimet e përbashkëta, zgjerimi dhe nevoja për veprim të përbashkët.

Ministri Hasani nënvizon se “Shqipëria është një partnere e angazhuar në këto diskutime, ndërsa vazhdon përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Në Luksemburg mbahet sot Konferenca e katërt Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Takimi i sotëm do t’i hapë rrugë negociatave për grup-kapitullin 2, që lidhet me Tregun e Brendshëm të BE-së.

1 nga 4

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›