E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hasani në takimin e organizuar nga Kaja Kallas: Shqipëria vazhdon përpara rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ndodhet në Luksemburg ku ka marrë pjesë në takimin e organizuar me nismë të Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas.

“Në Luksemburg, me nismën e Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, patëm mundësinë të shkëmbenim mendime me homologët nga vendet anëtare të BE-së dhe Ballkani Perëndimor mbi çështje kyçe si siguria, mbrojtja, kërcënimet e përbashkëta, zgjerimi dhe nevoja për veprim të përbashkët”-shkruan ministri Hasani.

Në këtë organizim, pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi çështje kyçe si siguria, mbrojtja, kërcënimet e përbashkëta, zgjerimi dhe nevoja për veprim të përbashkët.

Ministri Hasani nënvizon se “Shqipëria është një partnere e angazhuar në këto diskutime, ndërsa vazhdon përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›