E Premte, 6 Nëntor 2026

Hasani pret Beißwenger: Nxitje rritjes së investimeve bavareze në Shqipëri

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim në Tiranë, Eric Beißwenger, ministër i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Landit të Bavarisë.

Gjatë takimit, Hasani dhe Beißwenger theksuan lidhjet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe në veçanti me Landin e Bavarisë.

“Diskutuam hapat konkretë për të nxitur bashkëpunimin në rritjen e investimeve bavareze në sektorët e energjisë së rinovueshme, turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri”, tha Hasani.

Ministri Hasani shprehu mirënjohjen për angazhimin e palëkundur të Republikës Federale Gjermane dhe mbështetjen e autoriteteve bavareze në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

1 nga 4

/k.s/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›