E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashashi, pranga kryeplakut në Korçë

Korçë- Kryeplaku i një fshati në Korçë është arrestuar, pasi nuk ka treguar që në zonën e tij kishte hashash të kultivuar. Bashkë me të, në pranga ka rënë edhe një nga banorët, me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas burimeve nga policia e Korçës bëhet e ditur se u arrestuan shtetasit, Meleq Rusi, 54-vjeç nga fshati Podgorie. “Ai u ndalua sepse gjatë një kontrolli në tokën e tij u gjetën të mbjella 360 rrënjë bimë kanabis sativa”- thanë burimet e policisë.

Pas kësaj, policia ka ndaluar edhe 59-vjeçarin Bujar Pilinçi, kryeplak i fshatit. “Ai u ndalua sepse nuk ka treguar mbjelljen e kanabisit, në bazë të ligjit që e ngarkon me këtë përgjegjësi”- thanë të njëjtat burime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›