Hasi shpallet Komunë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë Hasin komunë të re të Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj i cili ka thënë se vendimi ka ardhur pasi ai i kishte premtuar banorët e Hasit se Qeveria do ta bëj Hasin komunë.
“Në këtë takim kam premtuar që Qeveria e Kosovës do të merr vendim për themelin e Komunës së Hasit. Dhe pikërisht, sot Qeveria e Kosovës mori këtë vendim”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij.
Hoxhaj ka thënë se ky vendim tashmë është marrë dhe ky vendim do ta shndërron Hasin në “sinonim të shpresës, zhvillimit dhe identitetit”.
“Urime Hasjanë. Ju i keni dhënë shumë lirisë, pavarësisë dhe kulturës së Kosovës dhe ky vendim i Qeverisë është për Hasin evropian”, ka thënë Hoxhaj./Indeksonline/