E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanovqiq: Serbët e kanë pranuar marrëveshjen

“Është e panatyrshme që të ftohen krye shefat e qarqeve që janë zyrtarë të qeveris dhe të pyeten nëse pajtohen me politikën e Qeverisë”, tha se shefi i grupit opozitar të PD.Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Serbisë Borislav Stefanoviq vlerësoi se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova kanë pranuar marrëveshjen e Brukselit, ndërsa bisedimet me përfaqësuesit e qeveris shërbejnë për “qëllime marketingu dhe partiake”.

“Të gjithë e kanë të qartë që përfaqësuesit politik të serbëve nga Kosova e kanë pranuar njëfar dore këtë, por që kjo shërben para se gjithash për qëllime partiake dhe marketingu, e gjithë kjo lojë që zhvillohet ditët e fundit”, tha Stefanoviq për media në Kuvendin e Serbisë. shkruan Standart.

Sipas fjalëve të tij, krijohet atmosfera e pritjeve të mëdha dhe tensioneve të mëdha që do të zgjidhen me një vizitë dhe bisedë. “Është e panatyrshme që të ftohen krye shefat e qarqeve që janë zyrtarë të qeveris dhe të pyeten nëse pajtohen me politikën e Qeverisë”, tha se shefi i grupit opozitar të PD. Sipas fjalëve të tij, kjo tregon se në cfarë mënyre koalicioni qeverisës udhëheq shtetin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›