E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e veriut ankohen dhe kërkojnë ndihmë te Rusia

Serbët nga veriu i Kosovës i kanë dërguar një letër autoritete të Federatës së Rusisë. Me të ata kërkojnë që bisedime për statusin Kosovës të kthehet në OKB.

Letrën që e kanë dërguar asamblistët e katër komunave veriore pohohet se është “e domosdoshme” që bashkësia ndërkombëtare në nivel të KS të KB-së të marrë vendim për zgjidhje legjitime lidhur me Kosovë, përkatësisht të miratojë një rezolutë të re të cilën Serbia do ta ratifikonte në përputhje me kushtetutën e vet!

"Po iu drejtohemi me lutje që neve sikur dhe autoriteteve në Beograd t’iu ndihmoni të mbrojmë rendin kushtetues të Serbisë në Kosovë si dhe rezolutën 1244 të KS të KB –së nga aksione e njëanshme të Washingtonit, Brukselit dhe Prishtinës që po përpiqen të na imponojnë zgjidhjen në dobi të tyre", theksohet në letër, njoftojnë medie të Beogradit

Letra i është dërguar kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin, kryeministrit Dimitrij Medvedev dhe zyrtarëve të tjerë të Rusisë.

Në letër shtohet se serbët nga Kosova do të luftojnë “për të drejtat e veta kushtetuese e njerëzore, për nderin dhe dinjitetin kombëtar të Serbisë kundër robërimit ushtarak, politik, ekonomik e shpirtëror të popullit serb”./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›