Zgjedhjet lënë jashtë teme Shqipërinë në BE

Zgjedhjet e 28 qershorit bashkë me shqetësimet e dala prej tyre kanë lënë jashtë teme edhe një herë tjetër Shqipërinë në procesin e integrimit europian. Kështu citon agjencia e lajmeve "Reuters", sipas të cilës, kërkesa e Shqipërisë nuk është marrë në konsideratë "bazuar në shqetësimet në lidhje me zgjedhjet e fundit dhe kundërshtitë që kanë disa shtete anëtare për zgjerimin e BE-së. "Gjithashtu mësohet se të hënën ministrat e jashtëm të Brukselit do të shprehin perspektiva e anëtarësimit për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe theksojnë se do të shqyrtojnë dhe kërkesën e Shqipërisë pasi procedurat zgjedhore të kenë përfunduar", vazhdon agjencia e lajmeve Reuters. Shqipëria paraqiti kërkesën e saj për të hyrë në BE gjatë muajit prill. Një kërkesë e cila në fakt u kundërshtua nga shumë aktorë politike të cilët thanë se duhet që kjo kërkesë të bëhej pasi në të kishim kaluar provën e zgjedhjeve.
Ndërkohë pak ditë më parë, ministri i jashtëm italian, Franco Fratini, tha se Shqipëria nuk mund të presë më dhe aplikimi i saj për statusin e vendit kandidat nuk duhet të bllokohet nga disa burokratë të BE-së. Ndërkaq mësohet se ditën e hënë Islanda nis rrugëtimin drejt anëtarsimit në Bashkimin Europian, ndërsa është rritur shqetësimi mes vendeve të Ballkanit se mos lihen pas dore integrimi i tyre në familjen e madhe Europiane.
Për Islandën, ministrat e jashtëm të BE-së do t'i kërkojnë të hënën Komisionit të bashkëpunojnë për të vlerësuar gradën e përgatitjes së vendit për kandidaturën formale dhe të nisë negociatat. Zakonshmit negociatat e pranimit zgjasin disa vite, por Islanda është në një pozicion të mirë për një hyrje të shpejtë për shkak të traditës të gjatë demokratike dhe sepse është tashmë anëtar i Shoqërisë së Shkëmbimit të Lirë Evropian dhe të Zonës Ekonomike Evropiane, pra është në linjë me kriteret që Brukseli ka vendosur për aderimin e një shteti.