E Diel, 1 Nëntor 2026

Hawai goditet nga cunami, pas tërmetit 7.7 rihter në Kanada

Gazeta Shqip

Një cunami që shkaktoi dallgë afro një metër ka goditur ditën e sotme shtetin amerikan Hawai, pas një tërmeti që kishte tronditur mbrëmë vonë bregun perëndimor të Kanadasë.

Afro 100 mijë njerëz kanë lëvizur brenda Havait,  në pritje të cunamit, i cili ishte më i vogël se sa parashikohej. Megjithatë, janë të mundshme valë të tjera, por alarmi për cunami në këtë shtet është tërhequr, duke u shndërruar në këshillë.

Tërmeti me intensitet 7.7 shkallë, që goditi ishujt British Columbia në Kanada, është pasuar edhe nga disa dridhje të tjera. Këshillë për cunami është dhënë edhe për pjesën veriore të Kalifornisë dhe për Oregon, në Shtetet e Bashkuara.

28 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Hawai goditet nga cunami, pas tërmetit 7.7 rihter në Kanada burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›