E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime në Siri, prishet marrëveshja e armëpushimit

Aktivistët në Siri thonë se forcat qeveritare ndërmorën sulme nga ajri dje në disa zona të caktuara, duke përfshirë edhe periferitë e Damaskut, ndërsa sot trupat qeveritare u përleshën me forcat rebele në disa rajone të vendit, duke prishur përsëri armëpushimin e brishtë.

Marrëveshja për ndalimin e luftimeve gjatë festës së myslimanëve u realizua me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara, Lakdar Brahimi. Video amatore të publikuara në You Tube, përforconin thëniet e organizatës “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” me bazë në Britani, se sulmet ajrore qeveritare kishin patur objektiv lagjet periferike të kryeqytetit.

Luftimet e sotme përkojnë me ditën e tretë të marrëveshjes - tentativë për amëpushimin 4-ditor për të dyja palët në konflikt. Por që në ditën e parë të marrëveshjes, të premten, u vranë 150 persona, ndërsa dje u vranë 50 persona. Nuk dihet numri i viktimave në sulmet e sotme ajrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›