E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hawaii është edhe tokë e problemeve

Që në fillim të filmit “The Descendants”, Matt King (George Clooney) sfidon një mit, endemi përgjatë këtij kontinenti që Hawaii, vendi ku ai jeton është një parajsë. Kjo çjerrje e tij hedh poshtë pamjet më varfëri dhe ndotje që ai nuk mendonte se ishin në ishull.

Filmi “The Descendants”, fitues i çmimit Oskar dhe 45 çmimeve të tjera kinematografike, do të shfaqet në javën e dytë të majit në DigiGold!

Pas një aksidenti të rëndë të bashkëshortes, një baba indiferent përpiqet të mirëkuptohet me dy vajzat e tij.

Pasi zbulon se gruaja e tij e tradhtonte, bashkë me të bijat ai ndërmerr një udhëtim për të takuar njeriun përgjegjës, por edhe për të analizuar të shkuarën dhe për t’u përshtatur me të ardhmen.

Edhe pse mund të jetë pak a shumë jo e rehatshme kjo ngjarje, Matt si një avokat i pasurive të patundshme është po ashtu edhe një aristokrat në zemër. Trungu i tij familjar i takon së kaluarës mbretërore dhe vjen nga plazhet e bardha të Hawaiit, përderisa ai është edhe një person që nuk ka dëshirë të humbet gjakun e tij fisnik. Kjo vijë e gjakut është devalvuar në një këngë patash që vjen nga një rreth i caktuar, përderisa ai është i rrethuar me këmisha dhe sandale.

Kjo tokë pos që është lajm për vendorët se ai është kthyer, është edhe rikthim në problemet e Matt-it, një kujtesë për stresin e identitetit të tij që ai e bart me shekuj. Gruaja e tij Elizabeth (Patricia Hastie) është e shtrirë në një koma të pakthyeshme në spitalin e Honolulu pas një aksidenti me barkë. Nuk vonon shumë dhe Matt informohet se është i ve, përderisa i thuhet po ashtu se gruaja e ka tradhtuar.

Vdekja e saj e afërt dhe shpalosja e identitetit të saj të së kaluarës e bëjnë Mattin kokulur.

Trajektorja emocionale e “The Descendants” është familjare po ashtu. Filmi me një fjalë është një dramë që flet për dështimet dhe shërimin e një të kaluare, që në këtë rast shkaktohet nga gruaja e tij. “The Desecndats” është një film me një strukturë shumë të matur, një strukturë që vështirë është të harrohet që në çastin e parë kur e shohim filmin.

THE DESCENDANTS

Regjia: Alexander Payne; skenari: Payne, Nat Faxon dhe Jim Rash, bazuar në romanin e Kaui Hart Hemmings; regjisor i fotografisë: Phedon Papamichael; montazha: Kevin Tent; dizajner: Jane Ann Stewart; kostumet: Wendy Chuck; Producent: Jim Burke dhe. Payne; distributor: Fox Searchlight. Kohëzgjatja: 1 orë e 55 minuta.

Aktorë: George Clooney (Matt King), Shailene Woodley (Alexandra King), Beau Bridges (Cousin Hugh), Robert Forster (Scott Thorson), Judy Greer (Julie Speer), Matthew Lillard (Brian Speer), Nick Krause (Sid), Amara Miller (Scottie King), Mary Birdsong (Kai Mitchell), Rob Huebel (Mark Mitchell) dhe Patricia Hastie (Elizabeth King).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›