E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni kundër luftës nukleare

Agjenti Ethan Hunt është kthyer përsëri me serinë e tij të katërt. Pasi ka përfunduar luftën kundër disa keqbërësve tri pjesët e para, tani ai ka edhe një mision. Misionin për ta shpëtuar botën nga një luftë nukleare.

Kapitulli i katërt i ‘Mision i pamundur’ vjen me më shumë aksion, rreziqe dhe adrenalinë.

Pas një bombe që shpërthen në Kremlin, Ethan Hunt dhe skuadra e tij elitare do të akuzohen si terroristë.

Në përpjekje për të pastruar emrin e tyre dhe të agjencisë, ata zbulojnë një plan të tmerrshëm për një luftë nukleare. Tani për të shpëtuar botën, ata duhet të përdorin çdo aftësi dhe çdo pajisje moderne që kanë në dispozicion.

E kemi parë qindra herë në shumë trilerë filmash dhe tani do ta gjejmë prapë një hero që kaq shumë mund të zgjatë, duke e lënë MI4 ende si një film i suksesshëm.

Aktori Tom Cruise luan agjentin e IMF-së, Ethan Hunt, përderisa ai arrin të largohet me një mjeshtëri kompjuterike nga një burg i Rusisë.

Brad Bird, regjisor i Ghost Protocol, e di fort mirë që publiku është shumë i dhënë pas këtyre përrallave interesante, kështu që ai jep edhe imazhet më të mira të arritjeve digjitale, përderisa tregon që Tom Cruise nuk është i vetëm në këtë film, sepse herët ose vonë do të kemi dorëza që do të ngjitemi nëpër ndërtesa të larta, pavarësisht se vështirë do të gjejmë njerëz që do ta bëjnë këtë gjë.

Megjithatë, roli i Ethan nuk është rol i Spiderman, por është një rol paksa më i komplikuar.

Ghost Protocol është i interesant dhe i mahnitshëm në të njëjtën kohë; përderisa pos skenave të aksionit në të kemi edhe skena të shumta qesharake që fillojnë nga një dhomë e arkivit në Kremlin dhe një burg, ku Ethan del si rezultat i teknologjisë së sotme informative.

Pas kësaj vinë skena tjera po ashtu të mahnitshme, që vazhdojnë nëpër Evropë dhe përfundojnë në Azinë e largët.

Ngjarja tensionohet kur një eksploziv ndodh në Kremlin dhe në të përfshihen të gjithë agjentët e IMF, përfshirë edhe Ethan Hunt, shokët e të cilit kishin ardhur për ta mbështetur. Pa pritur në rrugë atij do t’i del një agjent mashtrues, që zakonisht paraqiten në këto versione spiunazhi, përderisa Ethan e ka edhe një mision tjetër pos këtij misioni.

Misioni i Ethan është që të ndalë Hendricksin, një terrorist i cli kishte vjedhur kodet nukleare të bombave bërthamore të Rusisë.

Ai do të përpiqet që të ndalojë lansimin e një rakete të këtillë, e cila do ta fillonte këtë luftë. Skuadra e Hunt përbehet edhe prej dy personave të tjerë, rolet e të cilëve luhen nga Paula Patton, që luan agjenten e rrezikshme dhe Jeremy Renner.

Tashmë e dimë se aftësitë e Tom Cruise janë të garantuara në këtë film, por në MI4 të Ghost Protocol emocionet e aktorit vërehen më shumë, përfshirë këtu edhe trupin e tij.

Nga momenti kur ai del nga qelia e burgut rus, ku kemi përleshjet me Benji nëpërmes videove dhe dhunës kaotike rreth tij, Cruise i jep energji filmit me një bravurë interesante.

Ai i rrah ata shumë bukur, përderisa në makinë sillet sikurse një demon, por më shumë se herët e tjera, në pjesën e fundit ai ka investuar në interpretimin e tij, të rreshtave dhe sqarimit të situatave që e bën këtë film shumë me më tension sesa filmat e tjerë.

Me një fjalë, filmi Mision Impossible tashmë është një kulturë e filmave aksion, që rrënjët i ka nga shekulli i kaluar, por pamjet reale dhe zhvillimet teknologjike e kanë bërë këtë film pa dyshim njërin prej filmave më të njohur në rruzullin tokësor.

Filmi mund të shikohet nga personat mbi moshën 17 vjeçare pa përcjelljen e prindërve. Edhe ky film do të shfaqet gjatë gjithë javës së dytë të majit në DigiGold, të cilën paketë në Kosovë e sjell Kompania IPKO.

-----------

Mission: Impossible 4 – Ghost Portocol

Regjia: Brad Bird

Skenari: Josh Appelbaum, André Nemec.

Aktorë: Tom Cruise, Jeremy Renner,Paula Patton, Simon Pegg, Michael Nyqvist, Vladimir Mashkov, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›