Krasniqi-Brewster II më 15 korrik në Hamburg

E përditshmja gjermane "Bild" ka raportuar se bisedimet për një përballje mes boksierit shqiptar me pasaportë gjermane, Luan Krasniqi, dhe ish-kampionit të botës në kategorinë e rëndë, amerikanit Lamon Brewster tashmë kanë filluar dhe planifikohet që përballja e dytë mes tyre të zhvillohet më 15 korrik të këtij viti në Hamburg të Gjermanisë.
Brewster kishte mposhtur me nokaut Krasniqin në përballjen e shtatorit të vitit 2005 për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë për versionin WBO. 35-vjecari shqiptar po udhëhiqte me pikë në tetë rundat e para të përballjes para se të pësonte goditjen fatale në sekondat e fundit të rundit të tetë dhe në të nëntin.
Prej atëherë Krasniqi ka kërkuar vazhdimisht një përballje me amerikanin që i kishte shkaktuar humbjen e parë me nokaut në karrierën e tij.