E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, inferiore në “betejat” ballkanike

Nga Dritan Ikonomi
Historia flet dukshëm kundër Shqipërisë në përballjet me skuadrat ballkanike, edhe pse disa nga rezultatet më të bujshëm kuqezinjtë i kanë ardhur pikërisht kundër fqinjëve. Dy ndeshjet e ardhshme, kundër Sllovenisë dhe Bullgarisë, do të jenë përkatësisht takimet numër 49 dhe 50 me skuadrat e gadishullit. Në 48 ndeshjet e mëparshme, Shqipëria ka arritur vetëm 11 fitore. Takimi i parë në historinë e e kombëtares shqiptare ka qenë pikërisht kundër një fqinji verior, Malit të Zi, të cilin e ka mundur 5-0 në 22 shtator të vitit 1946. Deri tani mbetet përballja e vetme me kombëtaren malazeze, e cila vetëm dy muaj më parë është bërë anëtare e UEFA-s, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë pjesë e Jugosllavisë e më pas e federatës dyvendëshe me Serbinë. Jugosllavia është një nga dy skuadrat ballkanike me të cilat Shqipëria nuk ka fituar asnjëherë. Në pesë përballje, vetëm një barazim pa gola dhe katër humbje. Si për ta shtuar hidhërimin e përballjeve me jugosllavët, Shqipëria u bëri një "nder" direkt atyre më 17 dhjetor 1967, kur me barazimin pa gola eliminoi Gjermaninë Perëndimore nga kampionati evropian, ku shkoi skuadra fqinjë. Madje në atë kohë, nga gjermanët pati akuza se Shqipëria kokëfortë në fushë luajti pikërisht për Jugosllavinë. Barazimi pa gola kundër gjermanëve është konsideruar si rezultati më i bujshëm i shqiptarëve, por fama e tij është lëkundur seriozisht nga një tjetër rezultat bombastik, i arritur kundër një skuadre të Ballkanit. Më 4 shtator 2004, Shqipëria e Brigelit mundi 2-0 Greqinë, e sapokurorëzuar kampione e Evropës. Kuqezinjtë janë ndeshur vetëm dy herë me Slloveninë, kundërshtare e së shtunës. Bilanci është negativ, me dy humbje. Fillimisht një 0-1 në "Qemal Stafa" dhe pas dy muajsh 0-2 në Ljubjanë, për kualifikueset e kampionatit evropian Euro 2000. Bilanc negativ edhe me Rumaninë, vecse kundër saj Shqipëria fitoi kampionatin ballkanik më 1946. TE GJITHA NDESHJET Bosnjë 30 nëntor 1995 Shqipëri – Bosnjë 2-0 24 prill 1996 Bosnjë – Shqipëri 0-0 Bullgari 9 tetor 1946 Shqipëri - Bullgari 3-1 15 qershor 1947 Bullgari - Shqipëri 2-0 17 nëntor 1949 Bullgari – Shqipëri 0-0 5 qershor 1950 Shqipëri – Bullgari 2-1 19 tetor 1980 Bullgari – Shqipëri 2-1 14 tetor 1981 Shqipëri – Bullgari 0-2 6 shtator 1995 Shqipëri – Bullgari 1-1 7 tetor 1995 Bullgari – Shqipëri 3-0 Greqi 27 shkurt 1985 Greqi – Shqipëri 2-0 30 tetor 1985 Shqipëri – Greqi 1-1 18 janar 1989 Shqipëri – Greqi 1-1 5 shtator 1990 Greqi – Shqipëri 1-0 4 shtator 1991 Greqi – Shqipëri 0-2 29 janar 1992 Shqipëri – Greqi 1-0 14 gusht 1996 Greqi – Shqipëri 2-1 18 nëntor 1998 Shqipëri – Greqi 0-0 6 tetor 1999 Greqi – Shqipëri 2-0 11 tetor 2000 Shqipëri – Greqi 2-0 4 shtator 2004 Shqipëri - Greqi 2-1 30 mars 2005 Greqi - Shqipëri 2-0 Jugosllavi 7 tetor 1946 Shqipëri - Jugosllavi 2-3 14 shtator 1947 Shqipëri – Jugosllavi 2-4 27 qershor 1948 Jugosllavi – Shqipëri 0-0 12 nëntor 1967 Jugosllavi – Shqipëri 4-0 14 maj 1967 Shqipëri - Jugosllavi 0-2 Mali i Zi 22 shtator 1946 Shqipëri - Mali i Zi 5-0 Maqedoni 14 maj 1994 Maqedoni – Shqipëri 5-1 10 shkurt 1999 Shqipëri – Maqedoni 2-0 26 prill 2000 Maqedoni – Shqipëri 1-0 20 gusht 2003 Maqedoni - Shqipëri 3-1 5 janar 2002 Maqedoni – Shqipëri 0-0 7 shkurt 2007 Shqipëri – Maqedoni 0-1 Rumani 13 tetor 1946 Shqipëri - Rumani 1-0 25 maj 1947 Shqipëri - Rumani 0-4 2 maj 1948 Rumani – Shqipëri 0-1 23 tetor 1949 Rumani – Shqipëri 1-1 29 nëntor 1949 Shqipëri – Rumani 1-4 5 tetor 1950 Rumani – Shqipëri 6-0 29 tetor 1972 Rumani – Shqipëri 2-0 6 maj 1973 Shqipëri – Rumani 1-4 25 mars 1987 Rumani – Shqipëri 5-1 28 tetor 1987 Shqipëri – Rumani 0-1 20 shtator 1988 Rumani – Shqipëri 3-0 6 shtator 2006 Rumani – Shqipëri 0-2 Slloveni 9 qershor 1999 Shqipëri – Slloveni 0-1 18 gusht 1999 Slloveni – Shqipëri 2-0 Kundër Sllovenisë Euro 2000 Tiranë, 9 qershor 1999 Shqipëri – Slloveni 0-1 Zahovic 52' (11-m) Shqipëria: Strakosha, Shulku, Xhumba, R.Vata, A.Duro, Bellai, Lala, Bushi, Rraklli (Halili 46'), Bogdani (Dalipi 74'), Tare. Tr.: A.Hafizi Euro 2000 Ljubjana, 18 gusht 1999 Slloveni –Shqipëri 2-0 Zahovic 49' Osterc 80' Shqipëria: Strakosha, Pinari, Shulku, Xhumba, R.Vata, Bellai, Haxhi, Murati, (Halili 59'), Kola, Rraklli (Bogdani 60'), Tare. Tr.: A.Hafizi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›