Haxhi Krasniqi shënon fitoren e 13-të në ringun profesionist

Haxhi Krasniqi, boksieri shqiptar që lufton nën flamurin gjerman, ka shënuar edhe fitoren e 13-të në ringun profesionist. 19-vjecari me prejardhje nga Juniku i Kosovës ka mposhtur turkun Engin Erdogan me vendimin unanim të gjyqtarëve në një përballje prej gjashtë rundash, e vlefshme për kategorinë gjysmë të rëndë.
Dueli i Krasniqit të ri ka qenë një nga paramecet e përballjes së legjendës gjermane të ringut, Henry Maske, i cili pas 11 viteve "pensionimi" u rikthye në ring në moshën 43-vjecare për t'u hakmarrë ndaj amerikanit Virgil Hill, i cili i kishte shkaktuar humbjen e vetme në karrierë.
Haxhi Krasniqi përballjen e radhës do ta zhvillojë me 15 maj të këtij viti kundër gjermanit Sebastian Wille, ndeshje kjo e vlefshme për titullin e kampionit të botës për juniorë (pesha gjysmë e rëndë) në versionin WBC.
Artur Drinaj mposhtet me nokaut
Në një nga paramecet e mbrëmjes Maske-Hill është paraqitur edhe boksieri tjetër shqiptar, Artur Drinaj. Shkodrani 33-vjecar është mposhtur me nokaut në rundin e katërt nga gjermani Oliver Guettel. Drinaj ka një bilanc jo shumë të suksesshëm në ringun profesionist pasi nga 24 përballjet ka arritur që të fitojë vetëm 8 prej tyre.