E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryvbas e Bylykbashit & Ndrekes barazon dhe mban vendin e 8

Nga Kastriot Gjini
Skuadra ukrahinase e Kryvbas, ne te cilen aktivizohen dy ish lojtaret e Partizanit, ish kapiteni Bylykbashi dhe Ndreka sapo ka mbaruar ndeshjen e rradhes per javen e 20 te kampionatit Ukrahinas. Kjo ndeshje eshte mbyllur ne barazim, me rezultatin 1:1. Skuadra e dy legjionareve shqiptare, ka humbur shansin me te madhe per te kaluar ne avantazh ne minuten e 18' kur Gigadze ka humbur nje 11 metersh. Skuadra mike e Metalurh Z do te kaloje e para ne avantazh me ane te Liubarsky ne minuten e 79'. Skuadra vendase e Kryvbas do tja prishe gezimin miqve vetem 4 minuta me vone, pikerishte ne minuten e 83' do te jete Gigiadze, icili do mundohet per te rregulluar gabimin e tij me 11 metershin e humbur dhe do te barazoje per skuadren e tij. Ky do te jete dhe rezultati final per kete ndeshje. Bylykbashi dhe Ndreka ishin titullare per Kryvbas dhe u aktivizuan per te gjithe 90 minuteshin e ndeshjes. Kjo pike e fituar ngrin skuadren e shqipetareve ne vendin e 8 me pike te barabarta me skuadren e Arsenal, skuader qe ndodhet ne vendin e 7 me 28 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›