Murati shenon ne miqesore, Bushi mungon

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Sot pasdite u zhvillua ndeshja miqesore ndermjet skuadres se Apollon Kalamariase (ne te cilen aktivizohet Bushi) dhe Panseraikosit ku aktivizohet ish mesfushori kuqezi Edvin Murati. Kjo ndeshje miqesore u zhvillua si pasoje e nderprerjes per 15 dite te gjitha kampionateve sportive kolektive ne te gjithe Greqine. Trajneret e dy skuadrave me kete miqesore kerkuan te mbanin lojtaret ne forme. Rezultati i kesaj ndeshjeje ishte i barabarte 1:1. Ne avantazh kaluan vendasit e Panserraikosit ne mnuten e 45' me nje ekzekutim faulli te shkelqyer nga mesfushori shqiptar Edvin Murati. Ky rezultat do te qendroje keshtu deri ne minuten e 68', kur skuadra e superliges do te barazoje rezultatin me nje 11 metersh me ane te Karaliopulos. Edvin Murati ishte titullar me skuadren e tij dhe u aktivizua per 72' minuta ndersa shqiptari tjeter, Alban Bushi, golashenuesi me i mire i skuadres mike nuk u aktivizua, per arsye se sot do tu bente ceremonia e marrje se cmimit te golit me te bukur te javes se kaluar te kampionatit grek, dhe nuk mund te udhetonte per ne qytetin verior grek.