Haxhi Pishmani, në zanatin e tij të hershëm
Haxhi Pishmani ka qenë një njeri i urtë, në rrethinat e Myzeqesë. Por nuk i dihet mbiemri, sepse i mbeti nofka. Ndryshesa ndërmjet këtij njeriu dhe personazhit tonë politik (ose jopolitik, sipas atij vetë) është se i pari ishte baballëk; por ja që, ç’thoshte sot nuk thoshte nesër; madjé urtësisht, duke u skuqur paksà nga turpi; dhe mundohej të përligjte veten me arsyet e shumta që i thoshte njërën pas tjetrës. Veçse këto „arsye“ për justifikim u bënë vërtet të shpeshta. Kështu që u quajt maniak në këtë sjellje të vetën. Kurse alter egoja e tij, Edi Rama, mundohet ta fshehë karakterin e tij të paqëndrueshëm, në mënyrë agresive. Sepse nuk është e lehtë të paraqesësh dështimet si suksese. Ai lajtmotivi monoton dhe djallëzor “Na i vodhën votat”, do të përdorej si ajo pllaka e gramafonit që ka pësuar një gërvishtje në hullitë e saj dhe përsërit pa prâ një frazë melodike të vetme. Në rastin tonë, “refreni” bëhet i padurueshëm në çjerrjen e timpanit të veshit!
Por Haxhi Pishmani i dytë, duke qenë edhe megaloman i pakorrigjueshëm, si edhé karrierist i shkallës së epërme, domethënë një arrivist jashtë çdo krahasimi, - që mos i rëntë një shteti në derë, - arriti (“arriver” do të thotë me ardhë; në fr. – me arritë qëllimin me çdo kusht), arriti, pra, që t’i quajë zgjedhjet e vitit 2005 më të mira se ato të një shkalle më të lartë transparence dhe të dokumentacionit për identifikim të sigurt, me karta biometrike të pafalsifikueshme, siç ndodhi në dobi të zgjedhjeve të fundit. Si i kapluar nga grandomania, arriti që të shpallë me anë të shebekut të tij 70.000 karta biometrike të falsifikuara! Zëdhënësit të tij, ish-ministri i Brendshëm në ndjesë pastë ish-regjimin diktatorial, nuk ia preu mendja se falsifikimi i një karte të tillë biometrike identiteti, me elemente sigurie të dhjetë gishtërinjtë e dorës dhe me garancí të tjera, ishte më i vështirë për t’u falsifikuar sesa eurot apo dollarët amerikanë! (Ndërsa autorizimet e zyrave të gjendjes civile të B. Finos merreshin pa doganë, me 50 l/reja copën! Palé 70.000 karta identiteti biometrike që “mundeshin” të falsifikoheshin!! Një budallallëk i tillë, i mundshëm vetëm për delirin akút të një të ndërliquri, është ai inkriminimi i të 20.000 komisionerëve të tij, që e paskan tradhtuar Edvinin dhe ia paskan dhënë fitoren kundërshtarit! Një shpifje e tillë, që cenon luajalitetin dhe korrektesën e “të besuarve” të tij, të Edvinit, në një shtet të BE-së do të shkaktonte krijimin e një shoqate të tërë për të vënë nderin në vend dhe për ta paditur, gozhdar e gjobitur për këtë akuzë skandaloze. Por te né këto fyerje alla-Edvin, kalojnë si një shaká jolënduese. Prandaj Edi kërkon amendamente për heqjen e imunitetit, por jo për shpifjet arbitrare. Shpifjet e çimkat janë zanat i së majtës së E.Ramës. Përvoja jonë ka treguar se te né shpifjet e lakenjve të Edi Ramës janë ndëshkuar me gjoba dhe janë bërë diskredituese për ata që, duke mos mundur t’i provojnë shpifjet dhe sajesat e tyre në gjyq, kanë kërkuar qiqra në hell, që të ftohet në gjyq edhe ambasadori i nderuar i SHBA-ve, z, Arvizu! Nuk mendojnë as për një çast efemer, që t’i japin kredibilitet një ithtari fanatik të Haxhi Pishmanit, që ç’thotë sot e përgënjeshtron të nesërmen? Edi Rama ka qenë nismëtar i hershëm i ndryshimeve kushtetuese dhe mazhoranca nuk ia prishi.. Tani ai kërkon sërish ndryshime kushtetuese, sepse s’i dolën mirë hesapet me ato ndryshimet e para. Kështu kërkon ai të eksperimentojë me këto ndryshime kushtetuese? Miliarderët pranë tij nuk ia gëlltitën ato ndryshimet e para. Ata kanë shkuar në Parlament për të pasur imunitet dhe për të mos u hetuar nga drejtësia. Për të njëmendësuar këtë, ai kërkon të vazhdojë të ndryshojë sërish Kushtetutën! Seriozitetit të këtyre pishmanllëqeve ua ka marr ferra uratën!
Këto ditë ai doli në mbrojtje të deputetëve të tij me një deklaratë me të cilën mashtroi opinionin publik se asnjë nga miliarderët e tij nuk ka të bëjë me sipërmarrje private (!) dhe se ata janë vetëm në shërbim të interesave të qytetarëve... Rama gjendet nën trysninë e parellinjve të tij për rrena të tilla. Kur Këshilli i Legjislacionit po dëgjonte sugjerimet e ekspertëve të PACA dhe EURALIUS, Rama bëri të njohur se forca e tij politike nuk do ta votojë atë, pa u kompletuar reforma kushtetuese si e tërë, pra pa u miratuar dhe nisma tjetër për votimin me shumicë të cilësuar të anëtarëve dhe kryetarëve të organeve të drejtësisë. Çdo problemi u bashkëngjiten nënprobleme të tjera shtesë. Gjithmonë ndonjë kushtëzim i ri për përfitime vetjake! Ky na qenka “konsensusi” ? Në të vërtetë, Rama nuk ka qenë i interesuar prej vitesh për të hequr imunitetin e deputetëve, qëndrim i cili shpreh hapur pozicionimin e tij "pro" klubit të miliarderëve në partinë e tij dhe kundër rekomandimit të Brukselit për heqjen e imunitetit. Por ky bllokim vjen kundër interesave të shqiptarëve pasi imuniteti është një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian për dhënien e statusit kandidat, - sipas një komenti në “RD”. Kushtëzimet e tij vazhdojnë për nëntë vjet radhazi. Dhe pastaj thotë se “fajin e ka ky apo ai”, vetëm ai të dalë i larë, sepse e ka harruar kronikën e vërtetë të ngjarjeve , apo ka më shumë gjasa që të jetë bërë pishman, si Haxhi Pishmani.
Rama tani po del hapur kundër rekomandimit të Brukselit për heqjen e imunitetit. Mohon se deputetë të tij miliarderë socialistë, në deklaratat e tyre të pasurisë, deklarojnë pasurinë e tyre prej miliona eurosh nga bizneset e tyre, duke përgënjeshtruar vetë thëniet e mbrojtësve të tij. Kjo përbën një mashtrim publik të E. Ramës. Organet e shtypit demokratik përmendin rastin e ish-deputetit I. Beqja dhe e cilësojnë E. Ramën si nxitësin dhe stimuluesin kryesor të miliardave që deputetë socialistë kanë përfituar nga fondet publike gjatë dhjetë vitesh kur Rama ishte Kryetar i Bshkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për pasuri tepër të mëdha me anë të lejeve të ndërtimit, që e cilësonin vetë Edin si mister 20 %-shi . Projektet e asistuara nga BE dhe SHBA kanë katër vjet që mbahen të bllokuara prej Ramës. Është e qartë se bllokimi që kërkon Rama është që të bëhet i pamundur plotësimi i këtij rekomandimi të BE-së dhe nga Shtetet e Bashkuara. Vetëm pak ditë më parë Ambasadori Amerikan ka theksuar se, nëse nuk miratohet heqja e imunitetit, do të jetë një zhgënjim shumë i madh për SHBA.
Tani treshja europiane është e kënaqur plotësisht me vendimet përfundimtare të PD-së, që përmbajnë tërësisht ekspertizat e Paca e Euralius-it. Nuk e mendon ky kryetar, që s’do t’ia dijë as për ata që e këshillojnë si europianistë përbrenda partisë që e quan si të vetën, se një dështim i radhës për vendin kandidat të Shqipërisë, ka përgjegjës atë, dhe vetëm atë? Megjithatë deklaron si atëherë kur shpalli fitues vetveten me votat e kauçukut dhe jo të votuesit, duke folur sikur të ishte kryetar i KQZ-së, apo kryepërfaqësues i organeve legjislative: -“Zgjedhjet i fitova UNË”. Kur ngeci sharra në gozhdë, kërkoi mendimin e Komisionit të Venecies. Vencia i dha të drejtë Ristanit. Megjithatë s’ka lënë mallkim e fyerje ndaj atij kryetari të KQZ-së, që e zbatoi ligjin përpikërisht.