E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhia rizgjidhet kryetari i Dh.Avokatisë

Makasim Haxhia është zgjedhur sërish kryetari i Dhomës së Avokatisë. Gjatë zgjedhjeve për përfaqësuesit e Dhomes së Avokatisë , Haxhia është zgjedhur nga kryetari i Dhomës së Avokatisë në unanimitet. Haxhia është ish- prokurori i parë i Republikës së Shqipërisë pas ndryshimit të sistemit në Shqipëri, ku qëndroi për disa vite në këtë post. Më pas Haxhia ka ushtruar profesionin e avokatit , i cili njihet si një ndër juristët më të shquar shqiptarë. Haxhia është edhe një ndër anëtarët vëzhgues pranë Këshillit të Dhomave të Avokatisë të Bashkimit Europian. Rizgjedhja e Haxhise në krye të Dhomes së Kombëtare të Avokatisë ka ardhur me vendim të konferences së avokatëve , gjatë zgjedhejve për drejtuesit të këtij institucioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›