LSI :PD e PS bashkëpunim në dëm të së majtës

Lëvizja Socialiste për Integrim integrim akuzon Partinë Socialiste se ka tradhtuar interesat e së majtes. Dritan Prifti, duke iu referuar deklarates së sekretarit politik të PS-së, Ben Blushi për një aleancë pas zgjedhore mes PD-së , u ka kerkuar qytetarëve të braktisin dy partitë e vjetra. Nënkryetari i LSI-së deklaroi se "Unë personalisht nuk kam pasur ndonjë dyshim që Partia Socialiste nuk është më përfaqësuese e socialistëve. Në deklaratën e tij Sekretari politik i PS-së thoshte gjithashtu, ndër të tjera, se "unë nuk jam i majtë, ne nuk po bëjmë një program të majtë, ne jemi të hapur të bëjmë një qeveri me Berishën".Sipas Priftit, deklaratat e Blushit nuk paraqesin ndonjë të re, pasi PD e PS bashkëpunojnë që prej një viti. "Në të gjitha nivelet ka një bashkëqeverisje, prandaj Shqipëria është zhytur thellë e më thellë në problemet që ka dhe në varfërinë që ka sot. Ata kanë bërë Kushtetutën bashkë, kanë bërë ligjin për prokurorinë bashkë, kanë goditur gjykatat bashkë", tha ai. Blushi dje kishte guximin dhe tha "ne do ta bëjmë qeverinë me Berishën",- vijoi Prifti duke shtuar se "mesazhi im për shqiptarët e sidomos për socialistët është, braktiseni Partinë Socialiste, braktisni të djathtët që drejtojnë atë forcë politike dhe në zgjedhjet e ardhshme".LSI-ja vazhdimisht e ka ndërtuar politikën e saj mbi akuzat se PS-ja ka tradhëtuar interesat e se majtës duke bashkëqeverisur me PD-në.