Haxhiç viziton nënën e sëmurë

Para ekstradimit për në Hagë, ish-lideri i serbëve në Kroaci, Goran Haxhiç është dërguar për të vizituar nënën e tij të sëmurë. Avokati Toma Fila tha se aeroplani i qeverisë që do të transferojë Haxhiçin në Hagë ndodhet ende në aeroport.
Ndaj Haxhiçit rëndojnë 14 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që rrjedhin nga mizoritë e kryera në Kroaci, në periudhën 1991-95.