E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, Berisha: Fonde për përshtatjen e teksteve

Është prezantuar ditën e sotme, projekti për Rrjetin Tematik në Universitete, ku ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha. Ky projekt sipas tij, përbën një mekanizëm të mrekullueshëm për universitetet tona, për përballjen e tyre me kohën reale.

“Është një hap i madh përpara në përpjekjen tonë për Shqipërinë dixhitale. Projekti do të japë një transformim real të mundësive ekzistuese, të studentëve dhe pedagogëve tanë. Ky projekt do të mundësojë krijimin e librarisë dixhitale”, nënvizoi kreu i qeverisë, për të shtuar se projekti është parashikuar për universitetet publike.

Kryeministri Berisha ka shprehur mirënjohje për Italinë, e cila financon këtë projekt.

Po ashtu ai bëri thirrje për rritjen e cilësisë në universitete, ku shtoi se buxheti i shtetit duhet të parashikojë fonde që në universitete të ndërmerret një kapitull i ri për përshtatjen e teksteve më të mira të kohës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›