Haxhinasato OSBE-ja partner kryesor ne konsolidimin e Ballkanit

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto adresoi sot mbledhjen plenare te Keshillit te Perhershem te OSBE-se organi kryesor vendimmarres i kesaj Organizate.
Ne fjalen e tij Ministri Haxhinasto vleresoi rolin e rendesishem te OSBE-se dhe vizionin e saj per nje komunitet te sigurt duke u angazhuar maksimalisht per promovimin e vlerave njerezore te paqes dhe sigurise ne te gjithe hapesiren qe ajo mbulon.
Ministri Haxhinasto beri nje pasqyrim te plote te progresit dhe reformave qe ka ndermarre Shqiperia si dhe arritjeve te saj ne agjenden e politikes se jashtme. Anetaresimi ne NATO liberalizimi i vizave me BE-ne dhe aplikimi per statusin e vendit kandidat ne BE perbejne disa nga keto arritje te rendesishme - theksoi z. Haxhinasto.
Lidhur me zgjedhjet e 8 Majit Ministri Haxhinasto falenderoi ODIHR-in per Misionin e Vezhguesve dhe kontributin e shteteve te tjera per monitorimin e tyre. Ai theksoi se Qeveria e Shqiperise synon te kryeje nje reforme gjitheperfshirese zgjedhore qe do te permbushe rekomandimet e ODIHR te 2009 dhe 2011 perfshire ketu edhe ekspertizen e Komisionit te Venecias. Kjo reforme vijoi me tej Ministri Haxhinasto perben edhe nje nga prioritetet kyce ne bllokun e detyrimeve per tu afruar me tej ne BE.
Me tej ministri Haxhinasto rikonfirmoi rolin dhe kontributin aktiv te Shqiperise si ne planin rajonal ashtu dhe ne organizatat nderkombetare ku ajo eshte anetare.
Ministri Haxhinasto vleresoi progresin e dukshem ne rajon persa i perket stabilitetit zhvillimit te marrdhenieve dypaleshe edhe ne kuader te nismave rajonale per te cilat nje vlere te padiskutueshme ka dhene dhe pavaresia e Kosoves.
Me tej Ministri Haxhinasto vleresoi kontributin qe OSBE-ja po jep me mekanizmat dhe ekspertizen e saj unike per te asistuar vendet e Pranveres arabe. Ai inkurajoi kryesine e OSBE dhe vendet anetare qe te rrisin bashkepunimin dhe kontributin e tyre per realizimin me sukses te reformave te ndermarra nga keto vende partnere.
Ministri Haxhinasto theksoi se Shqiperia eshte e gatshme te rrise kontributin duke ofruar eksperiencen e saj per partneret e Mesdheut. Konkretisht vijoi Ministri Haxhinasto Shqiperia eshte pjese e Grupit Nderkombetar per Tunizine duke ofruar Mentoret shqiptare per Demokraci te cilet do ndihmojne tranzicionin ne ate vend. Ne te njejten kohe Ministri Haxhinasto tha se Shqiperia i eshte pergjigjur pozitivisht nje kerkese per asistence nga kryetari i Keshillit Kombetar Tranzitor te Libise muajin e kaluar ne Nju Jork.