Idrizi: Deri në dhjetor të shërojmë “sëmundjen” tonë

Ai shtoi se ky raport është diagnozë mjekësore e sëmundjeve tona të brendshme politike.
“Është e pafalshme pra që klasa jonë politike nuk po e arrin objektivin e integrimit për shkak të mungesës së një detante politike pozitë opozitë dhe mungesës së dialogut dhe për shkak të bojkotit. Është joserioze për klasën politike shqiptare që të dalin ambasadorët perëndimore dhe të thonë se: Duhet të vendosni interesat e vendit mbi interesat partiake”, nënvizoi Idrizi.
Duke qenë se Shqipëria është ndër vendet e fundit për integrimin, për partinë e çamëve, kjo do të thotë të cenosh interesin kombëtar mirëqenien dhe të ardhmen e shqiptarëve. “Ndërkohë, ne i bëjmë thirrje forcave politike kryesore, që deri në dhjetor, në emër të kombit, në emër të interesave të mëdha të tij, të ulemi e të miratojmë një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, të plotësojnë institucionet e larta të gjyqësorit me anëtarë dhe të nisin seriozisht të mendojnë për tu përballur me rekomandimet e tjera të progres raportit”, përfundoi ai. /S.Ll/Start/
2011-10-14 12:25