Arvizu: Integrimi? S’po arrini pjesën e lehtë!

Sipas tij, klasa politike duhet të marrë frymë thellë për të gjetur rrugën e zgjidhjes së këtij ngërçi.
“Është për të ardhur keq dhe sigurisht që nuk përbën asnjë surprizë. Por për çdokënd që kujdeset për Shqipërinë ky ishte një rezultat zhgënjyes, që Shqipëria nuk përfitoi statusin e vendit kandidat kësaj here. Por mendoj se gjëja e rëndësishme për t’u kuptuar është se kemi të bëjmë me një proces në zhvillim e sipër. Është e rëndësishme që ndoshta të merret frymë thellë dhe të shihet se si mund gjendet rruga më e mirë për të ecur përpara. Për sa i përket arsyeve, unë mendoj se zoti Fyle dhe Ambasadori Sequi ishin shumë të qartë dje. Ka një numër arsyesh, një pjesë e të cilave janë teknike sigurisht, por mendoj se shqetësimi kryesor ishte mungesa e një progresi të dukshëm në të ashtuquajturën agjendë politike, pra në kriterin e Kopenhagenit, siç u tha edhe në raport", tha Arvizu për Top-Chennel nga Brukseli ku ndodhet për një vizitë.
Ai shton se të dyja palët kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë në lidhje me ngërçin. “Mendoj se të dyja ndajnë përgjegjësinë për këtë, por gjëja e rëndësishme që ambasadori Sequi e shënoi në konferencën e tij të djeshme për shtyp, është që do të ishte konstruktive për agjendën e reformave apo për njerëzit që të kuptojnë se kjo është me të vërtetë një mundësi. Është tentuese sigurisht, që të fokusohesh në aspektet negative dhe që të gjesh fajtorët, gjë që do të vazhdojë edhe nëpër lajme për një kohë, por pas disa ditësh, me shpresë, ndoshta do të vijë koha për të rivlerësuar gjërat dhe për të menduar se ky proces është me të vërtetë në interesin e vendit. Shqiptarët dhe kombi i tyre meritojnë të merren në konsideratë si një kandidat serioz për anëtarësim në BE. Dhe i takon politikanëve të gjejnë një rrugë për të lëvizur përpara”, shtoi ai.
“Një tjetër pikë që me shqetëson, pas disa bisedave interesante që kam zhvilluar me shqiptarët, është ndjesia në Tiranë se nëse ky ngërç politik do të zgjidhej dhe nëse të dyja palët do të bien dakord se duan që Shqipëria të ecë përpara me agjendën e reformave, atëherë gjithçka mbetet për t’u bërë është të firmosësh formularin e aplikimit dhe Shqipëria hyn në BE. E sigurisht që kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi anëtarësimi në BE është një proces shumë i vështirë dhe që konsumon shumë kohë. Ka kaq shumë marrëveshje teknike, harmonizim standardesh dhe kjo është pjesa e vështirë. Vullneti politik supozohet të jetë pjesa më e lehtë, por sigurisht që në kontekstin e Shqipërisë të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që edhe ky i fundmit është një hap i vështirë”, vijoi ai. /Start/
2011-10-14 10:18