Haxhinasto - Westervelle Raporti i BE-se udherrefyesi i integrimit
Zv.kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto me Ministrin e Jashtem te Gjermanise Guido Westerwelle theksoi se raporti i KE0se mbetet plani kryesor i veprimit i politikes shqiptare ne kuadrin e aspirates per integrimin evropian. Ne lidhje me situaten ne Shqiperi Haxhinasto tha se ka patur zhvillime pozitive duke nenvizuar angazhimin e opozites ne parlament si dhe arritjet ne fushen e ruajtjes se stabilitetit makroekonomik. Raporti i Komisionit Evropian eshte nje Plan Veprimi realizimi i te ciles zhvillon reformat ne drejtim te integrimit evropian. Keto zhvillime besoj se do te merren ne konsiderate ne takimin e dhjetorit te Keshillit te Ministrave te BE-se. Nga ana e tij Ministri Westerwelle tha se eshte ne interesin strategjik te Evropes integrimi i Ballkanit Perendimor ne BE dhe kjo sipas tij eshte deshmuar me Kroacine dhe Gjermania te cilat kane nje rol te rendesishem ne kete drejtim rol te cilin do ta vazhdoje edhe me vendet e tjera. Rajonin e shohim te nje rendesie strategjike ne drejtim te proceseve te zgjerimit te BE-se u shpreh ai. Po ashtu Westerwelle e konsideroi raport-progresin e Komisionit Evropian per Shqiperine si nje udherrefyes per politiken shqiptare per hapat e metejshem ne drejtim te integrimit te BE-se.