Gjykata rrezon Bashkine e Rames
Gjykata Kushtetuese rrezon kerkesen e Bashkise se Tiranes per pezullimin e zbatimit te vendimit te Kuvendit te Shqiperise Per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar ne vend te Piramides Qendres Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori. Ne argument te saj Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se vendimi 66 i nxjerre nga Kuvendi i Shqiperise eshte marre ne perputhje me rregulloren e Kuvendit dhe se nuk rezulton ndonje shmangie e rolit dhe kompetencave te Bashkise se Tiranes. Me tej Gjykata sqaron se vendimi 66 nuk krijon as efekte juridike ne drejtim te uzurpimit te kompetencave te pushtetit vendor ne fushen e planifikimit urban dhe menaxhimit te territorit madje sipas kesaj gjykate zbatimi i vendimit per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar nuk shkakton as konflikt kompetencash mes dy institucioneve. Kerkesa per anulimin e vendimit te Kuvendit Per ndertimin e kompleksit parlamentar u paraqit ne Gjykaten Kushtetuese nga Bashkia e Tirane ne kohen kur ajo drejtohej nga socialisti Edi Rama. Tre anetare te Gjykates Kushtetuese Sokol Berberi Sokol Sadushi dhe Petrit Plloci kane votuar kunder rrezimit te kerkeses.