Haxhinasto- Fule: Reforma në luftën kundër korrupsionit
Bruksel- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto është takuar Komisionerin për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Stefan Fule, ku kanë diskutuar mbi reformat e antarsimit në BE.
Fyle deklaroi se Shqipëria duhet të kryejë ende reforma për plotësimin e kritereve të antarsimit.
Një dialog politik konstruktiv do të bëjë të mundur që Shqipëria të japë rezultate konkrete për zbatimin e marrëveshjes politike të nëntorit të kaluar, veçanërisht përsa i përket reformës zgjedhore dhe reformës së rregullores së proçedurave parlamentare. Shqipëria duhet ta çojë më tej përparimin e bërë për përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit, duke theksuar në mënyrë të veçantë krijimin e një historiku të besueshëm në fushën e sundimit të ligjit si dhe në luftën kundër korrupsionit.- deklaroi ai.
Më tej ai ka bërë thirrje që të bëhen reforma në luftën mbi korrupsionin dhe procceset ligjore, pasi proccesi i integrimit është tepër i rëndësishëm.
Unë do të doja të theksoja edhe një herë se, që të ketë sukses në agjendën e BE-së, për një vend është e rëndësishme që kjo të kthehet ne një axhendë kombëtare, për qeverinë, për opozitën dhe për shoqërinë civile. Një proçes i vërtetë dhe gjithëpërfshirës është çelësi për suksesin e Shqipërisë në përpjekjen e saj reformuese.- deklaroi Fule
Shkrime të tjera me interes:
- Lufta kundër korrupsionit, Wollfarth: Masa të forta ndëshkuese Tiranë- Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth...
- Statusi kandidat, Fule: Shqipëria duhet të plotësojë 12 kriteret Vetëm pak minuta pas dhënies së statusit kandidat Serbisë, ministrant...
- Reforma zgjedhore, mblidhet komisioni Tiranë – Komisioni për reformën zgjedhore para pak minutash ka...