E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi shkarkon Spahiun, miratohet Kodi Penal

Tiranë- Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka shkarkuar me 68 vota pro dhe 60 vota kundër, Kreshnik Spahiun nga posti i nënkryetarit të KLD- së.

Menjëherë pas shkarkimit ka reaguar Spahiu, i cili është shprehur se votimi i sotëm vërtetoi pastërtinë e aktivitetit të tij politk dhe hetimi i komisionit nuk nxori asnjë shkelje financiare dhe ligjore, por gjithçka erdhi nga Partia Demokratike.

Ndërsa pak më herët Kryetari i Komisionit Parlamentar Hetimor, Enkeled Alibeaj, ka paraqitur në Kuvend raportin përfundimtar për shkarkimin e ish-nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu.

Sipas Alibeaj, Spahiu ka kryer veprimtari politike duke devijuar nga detyra e nënkryetarit të KLD- së si dhe sipas tij ka tentuar të prishë marrëdhëniet me vendet fqinje.

Nga provat është e dukshme që veprimtaria e kryer nga zëvendëskryetari i KLD-së shtë politke. Veprimatia e tij si një drejtues i një organizate politike është e ndaluar me ligj me funksionin e tij Kushtetues. Ai ka përdorur AK për tregëtimin e temave që shfaqet interesi i drejtpërdrejtë nga organizatata. Janë dokumentuar rreth 30 aktivitete të Aleancës Kuq e Zi për periudhën mars 2011-janar 2012. Në këto aktivitete z.Kreshnik Spahiu paraqitet me cilësinë e organizatorit, drejtuesit apo kryetarit të organizatës Aleanca Kuq e Zi,- tha ai.
Më tej ai është shprehur se Spahiu me anë të AK- së ka tentuar të manipulojë regjistrimin e popullsisë.

Ndër çështjet kryesore, që janë trajtuar në daljet dhe organizimet publike, e që i kanë dhënë ngjyrim të plotë politik veprimtarisë së z.Spahiu, është ajo e CENSUS-it. Me të padrejtë, e duke shtrembëruar, atë çfarë ligji parashikonte në të vërtetë, ai u mundua që ta paraqiste atë si një proces, i cili kishte të bënte thjesht dhe vetëm me regjistrimin e popullsisë. Ajo çfarë zv/kryetari i KLD-së tejkaloi përgjatë trajtimit në publik me qëllim anatemimin e procesit të CENSUS-it ishte se ai përdori mjete aspak demokratike, për të arritur një qëllim kaq të shenjtë të demokracisë,- vijoi Alibeaj.

Më tej ai shpjegoi se dhënia e dorhejes prej tij nuk u bën në mënyrë zyrtare dhe Spahiu vazhdon edhe sot ligjërisht të jetë nënkryetar I KLD- së.

Heqja dorë nga posti synon shmangien e përgjegjësisë dhe nuk lejon një dialog public. Në këtë mënyrë janë institucionet ato të cilat duhet të tregojnë të vërtetën për publikun. Paraqitja e dorëheqjes nuk është dhënë në mënyrë të ligjshme, pasi nuk ka patur njoftim te institusionet përkatëse. Sipas ligjit edhe pas dorëheqjes ai duhet të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e zëvendësit të tij. Pra edhe sot, Kreshnik Spahiu rezulton ligjërisht si nënkryetari KLD-së dhe e vetmja mënyrë për at hequr nga aty është shkarkimi nga parlamenti- deklaroi ai.

Më tej Alibeaj tregoi dhe konkluzionet e arritur nga komisioni, ku sipas tij:

a. Spahiu me dashje ka devijuar nga detyra dhe statusi.
b. Ka shpërdoruar financat e institucionit.
c. Është larguar me misione politike pa njoftuar.

Më tej ai bëri të qarta dhe rekomandimet e komisionit:

1. Ti propozojë Kuvendit të miratojë aktin e shkarlimit.
2. Ti propozojë të vendosë ndërprerjen e menjëhershme të qëndrimit në detyrë të anëtarit të KLD-së.
3. Ti propozojë Kuvendit të nisë procedurat ligjore për zgjedhjen e anëtarit të ri të KLD-së.
4. Ti propozojë Kuvendit të vendosë dërgimin e këtij Raporti, Prokurorit të Përgjithshëm me qëllim që të vlerësojë raportin mbi ushtrimin e ndjekjes penale
5. Ti propozojë Kuvendi të vendosë dërgimin e këtij Raporti Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e këtij raporti për të mundësuar kthimin e shumave financiare të përvetësuara pa të drejtë nga Kreshnik Spahiu.

Gjithashtu kuvendi miratoi me 126 vota pro dhe 0kundër Kodin e ri Penal, ndërsa ndryshimet për reformën zgjedhore u shtynë deri në muajin prill.

Përpara votimit pati shumë debate midis dy krerëve të grupeve parlamentare Ruçi dhe Patozi.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi deklaroi se në ndryshime duhet të përfshihen dhe dënimet për pushtetarët.

Qeveria në ikje e la Shqipërinë në borxh, pa punë, me mjaft plagë sociale, në një gropë të zezë. Dëmin që kishit për të bërë e bëtë. Shqipëria nuk vuan nga mungesa e ligjit, por nga fenomeni i pandëshkueshmërisë së pushtetarëve. Kur këta nuk ndëshkohen edhe kur vrasin si do ndëshkohen kur falsifikojnë të dhënat, tha Ruci më tej.

Ndërsa , nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi u shpreh se opozita po bllokon integrimin në BE.

Jeni ju ata që keni bllokuar reformat gjatë këtyre tre viteve, jeni ju ata që keni bllokuar procesin e integrimit. Më thoni cfarë vote do jepni për kodin që të mendoj të kundërtën , tha Patozi më tej.

Ndërsa më herët në seancën e sotme në Kuvend miratimi i dryshimeve ligjore është shoqëruar me debate nga deputetët e dy partive kryesore.

Tatimi mbi të ardhurat

Sot është diskutuar projektligji Për tatimin mbi të ardhurat, mbi bazë të cilit, çdo person që ka më tepër se 2 milionë lekë të ardhura në vit duhet të vetëdeklarohet.

Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima, u shpreh se ky ligj do të thjeshtojë proçedurat dhe sipas tij ka avntazhe pasi është rritur shuma e të ardhurave që duhet të deklarohet.
Rritet nga 200 mijë lekë në 2 milionë lekë kufiri për deklarimin e të ardhurave. Deklarimi bëhet i detyrueshëm vetëm për individët që realizojnë të ardhura vjetore bruto të barabarta ose më të larta se 2 milionë lekë. Rritet nga 800 mijë në 1 milionë e 50 mijë lekë kufiri i të ardhurave vjetore të deklaruesve që përfitojnë nga shpenzimet e zbritshme- tha ai.

Ndërsa deputeti socialist Arben Ahmetaj u shpreh se taksa e sheshte është padrejtësi pasi favorizon pushtetarët dhe dëmton klasën e thjeshtë shoqërore.

Sipas taksës sonë progresiste që ju e hodhët poshtë kryeministri Berisha do të duhej të paguante më shumë nga sa paguan tani ndërsa 4 infermierë paguajnë në 10 vjet, 20 milionë lekë më shumë. I kemi kërkuar administratës tatimore dhe ministrisë së Financave të na japë përgjigje, nëse e ka apo jo infrastrukturën për zbatimin e ligjit dhe është shprehur se nuk e kemi, por do ta vendosim,- deklaroi Ahmetaj.

Ndërsa deputetja e PS- së, Mimi Kodheli u shpreh se shteti nuk i ka mundëistë për të kontrolluar deklarimin e të ardhurave, pasi sipas saj mungon infrastruktura teknologjike.

Sot në Shqipëri numërohen 36 mijë deklarime të papërpunuara, ndërsa me ndryshimet që propozohen në këtë ligj do tu shtohen edhe 1.6 milionë deklarime të tjera. Këtë proces administrata tatimore pretendon ta bëjë në pak muaj, ndërkohë që në SHBA për të përpunuar deklaratat e një viti duhen 4-6 vjet. Imagjinoni kohën që i duhet administratës tatimore shqiptare, kur nuk kemi një sistem teknologjie për përpunimin e të dhënave edhe pse jemi në moshën e internetit, tha Kodheli.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se taksa progresive e propozuar nga opozita synon rikthimin e monopolist ekonomik, dhe sipas tij është një shpikje e Ramës.

Keni armiqësi me interesat tuaja të fshehta. Taksa e sheshtë na mbajti jashtë krizës. I qëndruam krizës sepse ne ndërmorrëm një politikë fisklale që na bëri t`i qëndrojmë goditjeve të ardhura nga jashtë. Ju kërkoni të riktheni politikën e monopoleve. Ky ishte modeli juaj. Ju doni të shkatërroni ekonominë e vendit, doni të riktheni konjukturat që nuk favorizojnë tranparencën dhe konkurencën. Ju keni armiqësi ndaj tregut në tërësi, -deklaroi Bode.

Ndërsa mbi deklarimin e të ardhurave ai u shpreh se është arritje për ekonominë dhe vetëm në

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›