Sequi Politika te jape prova per 12 kushtet
Ambasadori i Komisionit Europian ne Shqiperi Ettore Sequi kerkoi dje qe politika shqiptare te bente perpjekje dhe te jepte prova konkrete se ishin te afte per te qene pjese e Bashkimit Europian. Kete deklarate kreu i delegacionit e beri gjate ceremonise se binjakezimi mes Kuvendit te Shqiperise kuvendeve hungareze dhe franceze dhe Senatit francez ku parashikohet edhe nje ndihme prej 1.5 milion euro nga KE per Parlamentin tone. Ne fjalen e tij Sekui nuk harroi te theksonte se europianet po i ndiqnin me shume sukses procesin e reformave ne vend. Se bashku me shqiptaret ne po vezhgojme Grupin e Punes per Rregulloren e Kuvendit po vezhgojme Komisionin e Posacem per Reformen Zgjedhore po vezhgojme angazhimin e Kuvendit dhe Ekzekutivit per te adresuar 12 prioritetet se bashku me shqiptaret ne presim nga ju prova konkrete te prekshme te angazhimit tuaj afat-gjate per te ardhmen evropiane te Shqiperise theksoi Sequi.