Haxhinasto- Ignatavicius Te shmanget dhuna dhe gjuha e ashper

Foto ilustruese demonstrate
Tirane 27 janar 2011 NOA- Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti te derguarin special te Kryesise se OSBE-se zv. Ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se Lituanise Evaldas Ignatavicius i cili ndodhet ne Tirane ne nje vizite te posacme lidhur me situaten e krijuar ne vend pas demonstrates se dhunshme te opozites se dates 21 Janar 2011.
Ministri Haxhinasto vleresoi rolin dhe kontributin e OSBE-se dhe Pranise se saj ne Tirane ne zhvillimin e reformave dhe konsolidimin e institucioneve demokratike ne vend. Gjithashtu ai vleresoi rolin e Pranise se OSBE-se ne Tirane dhe thirrjes per shmangien e perdorimit te dhunes dhe zhvillimin e nje dialogu politik konstruktiv.
Duke theksuar se Shqiperia eshte nje vend demokratik me nje perspektive te qarte Europiane Ministri Haxhinasto nenvizoi domosdoshmerine e respektimit te ligjeve te vendit dhe nevojen e angazhimit te opozites ne nje proces politik normal brenda institucioneve kushtetuese.
Nga e tij Ignatavicius ritheksoi qendrimin e shprehur nga Kryesia Lituaneze e OSBE-se menjehere pas zhvillimit te demonstrates dhe nenvizoi nevojen e shmangies se dhunes dhe permbajtjen e paleve nga perdorimi i gjuhes se ashper politike dhe nga organizimi i demonstratave te tjera. Ai vuri theksin mbi nevojen e hetimit te ngjarjeve nga autoritet kompetente larg influences se politikes. Pasi vleresoi progresin e Shqiperise ne proceset integruese dhe liberalizimin e vizave Iganatavicius nenvizoi se bashkepunimi mes aktoreve politike duhet te zhvillohet brenda kuadrit kushtetues.
Ministri Haxhinasto siguroi per mbeshtetjen e plote te Qeverise Shqiptare per nje hetim te paanshem dhe profesional te ngjarjeve. Ai nenvizoi se autoritetet jane teresisht te angazhuara per ruajtjen e rendit publik dhe kushtetues. Ne perfundim te diskutimit Ministri Haxhinasto u shpreh se Qeveria Shqiptare mirepret bashkepunimin me OSBE-ne ne kuader te zhvillimit te reformes elektorale dhe te zgjedhjeve te ardhshme lokale 8 majit 2011.
NOA