Londra Nuk prisnim keto nga nje kandidat per BE

Ministri Britanik per Europen David Lidington
Londer 27 Janar 2011 NOA/ Emili Brashaj 8211 Ministri Britanik per Europen David Lidington ka reaguar sot zyrtarisht per demonstraten e dhunshme ne Shqiperi. Ai ka shprehur keqardhje per dhunen dhe humbjen e jeteve gjate te premte se kaluar ne Tirane. Imazhet nga Tirana qe pame ne ekranet tona televizive javen e kaluar nuk jane imazhe qe ne duam te shohim nga nje shtet qe deshiron anetaresim ne Bashkimin Europian.
Per z. David Lidington menyra me e mire tani per te treguar respekt per viktimat respekt per ata punonjes policie te cilet u sollen me permbajtje dhe profesionalizem eshte qe te sigurohet nje hetim penal i plote i pavarur per ngjarjet te premten e kaluar vecanerisht per te shtenat me arme.
Po ashtu z. Lidington shprehet me nje tjeter thirrje I kerkojme fuqimisht autoriteteve shqiptare per te bashkepunuar plotesisht me hetimin e Prokurorit te Pergjithshem dhe partite politike te permbahen per te mos sulmuar integritetin e institucioneve te pavarura shqiptare dhe te mos pengohet procesi i nevojshem i sundimit te ligjit.
Njekohesisht ministri David Lidington pohon se drejtesia nuk mund te kryhet brenda nates.
Kurse evidenton Qeveria e SHBA-se ka ofruar mbeshtetje te rendesishme ekspertesh per Prokurorine e Pergjithshme qe do te ndihmoje per te shpejtuar procesin. I derguari i BE-se Lajcak e beri te qarte gjate vizites se tij ne Tirane dje se BE-ja duke perfshire edhe Mbreterine e Bashkuar gjithashtu jane te gatshem per te ndihmuar.
Ne kete pike z. David Lidington konsideron se edhe me mbeshtetjen nderkombetare nje hetim i besueshem do te marre kohe.
Kurse ne mbyllje te qendrimit te tij vlereson Gjate ketij momenti te rendesishem dhe delikat kur kredibiliteti nderkombetar i Shqiperise eshte ne rrezik tubime te tjera sado paqesore te jene qellimet e tyre mund te shkaktojne perplasje te tjera. Ne kerkojme nga te gjithe qe te mos lejojne nje perseritje te ngjarjeve te se premtes se kaluar.
e.r/NOA
TagsBashkimi Europian David Lidington Londra Ministri Britanik per Europen Tirane