E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Demonstrata e neserme nuk shkon ne drejtimin e duhur

Shpetim Idrizi

E enjte 27 janar 2011 NOA- Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi deklaroi se demonstrata e dites se premte e opozites eshte e panevojshme.

I bashkohem thirrjes se komunitetit nderkombetar se protesta e dites se premte eshte e panevojshme dhe nuk shkon ne drejtimin e duhur tha Idrizi per mediat.

Sipas tij politika nuk e ka kuptuar akoma se institucionet nuk merren me dhune dhe nuk duhen dhunuar.

Per kete arsye theksoi Idrizi komuniteti nderkombetar eshte investuar fuqimisht dhe po flet shume qarte se ajo qe i duhet Shqiperise sot eshte nje detante e madhe mes dy forcave te medha politike ne vend.

Nder te tjera Idrizi tha se duhet nje hetim i plote i ngjarjes per zbardhjen e se vertetes dhe certifikimin e saj.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›