E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Austria ne tre vendet e para per sa i perket investimeve ne Shqiperi

Vjene 13 tetor 2011 NOA- Ministri i Jashtem njeheresh Zevendes Kryeministri Edmond Haxhinasto ne kuader te vizites se tij ne Austri u takua me Zv.Kancelarin dhe Ministrin Federal te Puneve te Jashtme te Austrise Michael Spindelegger.
Gjate takimit u vleresuan marredheniet e mira qe ekzistojne midis dy vendeve dhe u theksua fakti se bashkepunimi politik eshte ne nivelet me te larta.
Haxhinasto tha se Austria eshte nje nga tre vendet e para per sa i perket investimeve te huaja ne Shqiperi duke shenuar nje baze te sigurt per nje rritje te metejshme te investimeve austriake direkte ne Shqiperi. Theksoj se bashkepunimi ekonomik duhet te zhvillohet edhe me tej ne te ardhmen.
Nga ana e dy bashkebiseduesve u nenvizua nevoja e forcimit te bashkepunimit midis dy vendeve ne kete drejtim si dhe per mbeshtetjen reciproke te kandidaturave ne organizata nderkombetare.
Ne kuader te festimeve per 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise Haxhinasto i kerkoi homologut austriak mbeshtetjen per te mundesuar dergimin e shpates dhe perkrenares se heroit tone kombetar Skenderbeut.
Nderkaq homologu i Haxhinastos Michael Spindelegger vleresoi arritjet ne Shqiperi dhe siguroi edhe nje here per mbeshtetjen e palekundur te Austrise per integrimin e Shqiperise ne BE dhe shprehu deshiren per ta pare sa me shpejt si vend anetar i BE-se.
a.y/NOA

Ne foto Haxhinasto me homologun austriak Spindeleger

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›