E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi-Berishës: Duhet të japësh dorëheqjen, dështove me integrimin

Share

Partia Socialiste i ka kërkuar sot kryeministrit Berisha të japë dorëheqjen pasi dështoi që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi theksoi në seancën plenare të Kuvendit se ishte paaftësia e kryeministrit dhe papërgjeshmëria e tij që vendi ynë nuk mori statusin e vendit kandidat.
Fjalimi i Berishës duhet të pasohej me dorëheqjen e tij pasi për paaftësinë e tij vendi nuk e mori statusin dhe ishte përgjegjësia e tij integrimi i vendit ka theksuar Ruçi.
Ruci ka deklaruar se refuzimi i BE është i qartë dhe plotësisht i arsyeshëm, i bërë për arsye politike, ekonomike dhe institucionale dhe për këto tre arsye sipas tij, duhet të përgjigjet qeveria.

Vendi nga 12 rekomandimet nuk ka realizuar asnjë, ndërkohë që Mali i Zi dhe Serbia i plotësoi. Me këtë qeveri jemi gjithnjë të fundit dhe kërkohet përgjegjësia te opozita. Cila është përgjegjësia e opozitës për krimin e organizuar, se ju vrisni demonstrues dhe deputetin e opozitës, ju vidhni votimet se nuk bëni dot votime të lira. Ju duhet të jepni llogari, se keni shkatërruar kredibilitetin e vendit në sytë e ndërkombëtarëve dhe këtë nuk ua falin shqiptarët. Së dyti keni humbur interesat ekonomike dhe financiare të shqiptarëve- tha Ruci, duke shtuar se më e pakta do të ishte mbajtja ulur e kohës dhe falje drejtuar shqiptarëve.

Gjithashtu Ruçi kërkoi mocion për debat për progres raportin e Komisionit Europian i cili rrëzoi Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidat pasi sipas tij duhet të nxirren të gjitha përgjegjësitë për dështimin. /ora-news

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›