Berisha humbet toruan në parlament, kërcënon deputetin Tahiri: Ta bëj fytyrën më të zezë se këpuca (VIDEO)
Share
Kryeministri Berisha e ka humbur komplet toruan gjatë fjalës së tij në parlament gjatë seancës së sotme. Ndërsa ka folur gjëra pa lidhje me ato që thuheshin në progres-raport, Berisha ka kaluar në fyerje dhe kërcënime ndaj deputetëve të opozitës.
Ai i është drejtuar deputetit Sajmir Tahiri me fjalë kërcënuese, duke i thënë se, ta bëj fytyrën më të zezë së këpuca. Unë të njoh mirë ty që nga fëmijëria, ndaj bëj kujdes.
Pas shpërthimit të tij, Berisha ka lënë sallën e Kuvendit, duke mos pranuar që të dëgjojë replikat e deputetëve të opozitës.
Mësohet se Berisha është revoltuar kur Tahiri i ka përmendur deklaratën në Librazhd, kur u tha shqiptarëve punoni për familjen time.